Tre persona të të njëjtës familje kanë humbur jetën , kur një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe i zuri poshtë me makinën që po udhëtonin.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Torovicë- Lezhë.
Viktimat janë , Edmond Zefi 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij Alda Zefi 21-vjeç, e cila mësohet se ishte shtatzënë dhe Valentin Zefi 29 vjeç.

Një masi shkëmbor u shkëput nga rreth 150 metra lartësi dhe pasi kaloi mbi automjet u ndal disa metra poshtë rrugës.
Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e forcave zjarrëfikse.

Hetimet vijojnë në vendgjarje ndërsa dyshohet se rrëshkitja e masivit shkëmbor të jetë favorizuar dhe nga reshjet e shumta të shiut gjatë mesnatës.
/sosnews
