Tre persona të të njëjtës familje kanë humbur jetën , kur një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe i zuri poshtë me makinën që po udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Torovicë- Lezhë.

Viktimat janë , Edmond Zefi 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij Alda Zefi 21-vjeç, e cila mësohet se ishte shtatzënë dhe Valentin Zefi 29 vjeç.

torovice -vendngjarja

Një masi shkëmbor u shkëput nga rreth 150 metra lartësi dhe pasi kaloi mbi automjet  u ndal disa metra poshtë rrugës.

Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e forcave zjarrëfikse.

torovice- shkëmbi

Hetimet vijojnë në vendgjarje ndërsa dyshohet se rrëshkitja e masivit shkëmbor të jetë favorizuar dhe nga reshjet e shumta të shiut gjatë mesnatës.

/sosnews

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version