1 ton e 110 kilogramë kanabis si dhe një gomone u kapën nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare në Karaburun të Vlorës.Opertacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun ku pas ndjekjes së skafit autoritetet arritën ta ndalonin atë por jo personin i cili udhëtonte.
Trafikanti i dyshuar arriti të braktiste gomonen dhe duke përfituar nga terreni i pyllëzuar dhe i thyer në zonë u largua.Gjatë krehjes së zonës, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës, u arrit të gjendej sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa e paketuar në 54 pako të mëdha dhe e shpërndarë midis shkurreve.
Gjithashtu në zonën përreth policia gjeti dhe 5 mushka të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e hashashit nga një zonë në tjetrën./sosnews

