Në kuadër të Planit të Masave “VJESHTË 2017”,për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Kurbint, sekuestruan vila, njësi tregtare dhe automjete.
Për pasuritë që i përkasin Vilson Haxhiu dhe familjarëve të tij,prokuroria ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:
– 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
– 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80m2)
– 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
– 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )
Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.
Sipas policisë mendohet se Haxhiu është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.sosnews.al

