Më shumë se 10 ditë  pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, një ngjarje që tronditi qytetin e Lezhës, policia ende nuk ka një pistë konkrete për të fokusuar hetimet.

Por mesa duket edhe familja Ndoka nuk e di nga i ka ardhur kjo e keqe. Vëllai i Aleksandrit, ish deputeti Arben Ndoka të cilit iu hoq mandati pasi rezulton i dënuar,  ka shtuar elementët e sigurisë rreth tij.

Burime konfidenciale të sosnews.al pranë policisë bëjnë me dije se prej disa ditësh ish-deputeti socialist Arben Ndoka është parë teksa lëviz vetëm me një automjet të ri të blinduar.

Po sipas burimeve makinën e blinduar Ndokës i’a kanë dhënë në përdorim disa të afërm por nuk dihet se nga kush ka frikë ish-deputeti por mësohet se ai dhe familjarët e tij bëjnë lëvizje të kufizuara nga banesat.

Ndërkohë hetimet për vrasjen e 48-vjeçarit kanë ngecur nga policia dhe prokuroria për identifikimin e autorëve dhe motiveve./sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version