Testimi i sistemit të ngrohjes me pelet, ka shkaktuar tragjedi në një shkollë të mesme në fshatin Shupenzë të Bulqizë.
Gjatë provës, ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja e godinës, duke shkaktuar asfiksi te nxënësit.
Mësohet se janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku rreth 27 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë.
Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.
Vetë Ministrja Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.
Gjithashtu në dispozicion është vënë Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë.//sosnews.al

