I ati i vajzës së dhunuar seksualisht në kavajë ka reaguar me një thirrje për mediat dhe poltikanët që mos të merren më me historinë e vajzës së tij. Deklaratat u bënë gjatë vizitës së Ministres Spiropali në banesën e ti në kavajë.
“Nëse do më lejoni, i bëj thirrje mediave, në qoftë se jam plagosur njëherë, ju lutem mos më plagosni për së dyti. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u, prandaj ju lutem me shpirt të gjithë mediave, keni fëmijë vetë. Mos ju raftë ky rast kurrë asnjërit, por do t’ju lutem, mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi, që më kanë mbështetur dhe do të më mbështesin deri në fund. Mos e paçi këtë risk kurrë, kjo që më ndodhi mua të jetë e para dhe e fundit në Republikën e Shqipërisë.
Ai vlerësoi vajzën e tij si me kurajë dhe shumë inteligjente dhe uroj që ngjarja mos ti ndodh askujt.
“Kjo që më ndodhi mua i uroj të gjithë shqiptarëve që të mos i ndodhë asnjërit, por të jetë një mësim jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e Republikës së Shqipërisë, t’i këshillojnë fëmijët, si djemtë apo edhe vajzat. Falenderim të veçantë, i jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët, vajza ka marrë kontakte me psikologët, po kështu edhe me ndihmën e madhe të Ministres së Shëndetësisë. Si vajza ime, edhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë, sepse kam një vajzë inteligjente, me nota shumë të mira. Kam një vajzë që ka një kurajë, që nuk mund ta përshkruaj edhe unë si prind”.

