Partnerët ndërkombëtarë prej muajsh i kanë shprehur shqetësimet autoriteteve shqiptare mbi numrin e lartë të të miturve që braktisen në vendet e BE-së me qëllim azilkërimin.

Në kto kushte edhe policia kufitare ka marrë masa duke evidentuar shtetasit që dalin familjarisht jashtë territorit të vendit dhe kthehen prej andej pa fëmijët.

Në kukës, një 40 vjeçar është proçeduar nga drejtoria e kufirit dhe migracionit pasi në muajin maj 2016 ka braktisur në Kosovë, Prizren djalin e tij të mitur i cili prej andej ka udhëtuar drejt mbretësisë së bashkuar ku sipas autoriteteve angleze po kryen proçedurat si fëmijë i pa shoqëruar që kërkon azil.

Edhe në shkodër një 52 vjeçar banues në Vajush të malësisë së madhe ka kaluar me fëmijën 15 vjeçar nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit dhe më pas e ka braktisur në Itali.

/sosnews

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version