Rikonceptim i parkut të lojrave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit,projekt ky i Bashkisë së Tiranës tashmë duket se ka marrë rrugë.

Kompania “Salillari” ka fituar të drejtën e për të rindërtuar nga e para parkun tradicional të lojëravë për fëmijë në rrugën e “Elbasanit” . Bashkia ka përcaktuar se fillimisht do të duhet të ndërtohen dy kate parking nëntokësor dhe sipër tyre të ndërtohet parku i ri i lojërave për fëmijë duke menduar kësisoj që ti jap një shfryrje parkimit të makinave në zonë si dhe për krijimin e aksesit për prindërit që do të sjellin fëmijët në parkun e rindërtuar.

Pjesmarrëse në tender ishte dhe një tjetër operator ekonomik, G.P.G COMPANY” shpk,  e cila u skualifikua për mosplotësimi të kritereve teknike.

Sipas të dhënave mësohet se vlera e tenderit është rreth 331 milion lekë të rinj me tvsh.
Sipas parashikimeve të Bashkisë Tiranë parku i ri lojërave tek “7 xhuxhat” do të jetë gati në Dhjetor të vitit 2019 ose në Janar 2020.

Në total, parkimi do të garantojë 146 vende për automjete dhe kjo argumentohet me faktin që zona është njëra prej më të frekuentuarave dhe me trafik më të lartë në kryeqytet.

“7 xhuxhat”/ Kompania: U skualifikuam padrejtësisht nga tenderi

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për rikonceptimin e parkut të lojërave në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e “Elbasanit” duke se nuk ka kaluar pa ankesa gjatë fazës së vlerësimit të ofertave të tendrit për shpalljen e fituesit.

Bashkia e Tiranës  shpalli të pavlefshme ofertën e paraqitur nga kompania tjetër pjesmarrëse “G.P.G COMPANY” shpk pasi nuk plotësonte kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Kompania ju drejtua me një formular ankese Bashkisë së Tiranës duke pretenduar anësi gjatë velrësimit të ofertës dhe subjektivizëm në përzgjedhje.

Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pas mbledhjes nuk i mori parasysh pretendimet e ngritura nga “G.P.G COMPANY” me admnistrator Paqsor Buzin, duke konsideruar të drejtë dhe të bazuar në ligj, vendimin e Komisionit të Vleresimit të Ofertave.

Zona e parkut dhe parkimit
Sheshi pozicionohet në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit. Pjesa që propozohet për zhvillim kufizohet në orientimin verior me bulevardin “Bajram Curri”, në orientimin jugor me rrugën “Fatmir Haxhiu”, në orientimin perëndimor me shesh në potencial zhvillimi në të ardhmen dhe në orientimin lindor me Rrugën e Elbasanit. Sipërfaqja e pronës është 3 087 m².

Parkimi publik është projektuar 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vendparkime në total + 2 vende parkimi për PAK (persona me aftësi të kufizuar), respektivisht 68 vende parkimi + 1 vend parkimi PAK në nivelin -1 dhe 78 vende parkimi +1 vend parkimi PAK në nivelin -2.

Në katin -1 (parkim) janë pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjienosanitare që do t’i shërbejnë parkut rekreativ.

Për sa i përket lëvizshmërisë ajo realizohet me shkallë (të izoluara për raste zjarri) dhe ashensor.

Në pjesën e sipërme është konceptuar këndi rekreativ i ndarë në module gjatësore me gjerësi fikse 4 m. Këto module në formë shiritash gjatësorë ndërpriten nga rrugicat 80 cm të gjera si në anën gjatësore ashtu edhe tërthore duke krijuar module më të mbledhura drejtkëndore dhe katrore. Në këto module shpërndahen funksionet e ndryshme të parkut, si loja e shahut, ndërtim infopoint, shatërvan, lojëra për fëmijë, sheshi i pasqyrave, vazeta e gjelbëruar, vazeta e pemës etj. Për sa i përket gjelbërimit është menduar të sillen të gjitha tipologjitë e lartësive, bimësi e ulët, bimësi e mesme dhe bimësi e lartë. Në konceptin tonë edhe vetë lloji i bimësisë brenda së njëjtës tipologji duhet të variojë për t’i dhënë parkut ngjyra të gjalla dhe të ndryshme. Kështu krijohet një atmosferë e gjallë dhe e këndshme” thuhet në relacionin e Bashkisë e Tiranës.

/sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version