Shpesh herë këtë sezon veror jemi përballur me pakënaqësinë e qytetareve mbi ujërat e zeza që derdhen në dete apo liqene.
E megjithatë krahas denoncimeve të shumta, institucionet përgjegjëse , duke nisur nga pushteti lokal dhe agjenci të tjera ligjzbatuese nuk e “vënë ujin në zjarr ” për këtë situatë alarmante.

Pamjet në këtë video të dërguar nga një qytetar në redaksinë tonë i përkasin një kanali të ujrave të zeza pranë ‘Shkëmbit të Kavajës” që derdhen në det të hapur.

Kjo zonë (shih videon) është mjaft e populluar si nga qytetarët vendas dhe ato kosovarë, të cilët përveç ankesave për erën e keqe ndjehen të rrezikuar nga infeksionet që mund të përhapen.

Bashkia e Durrësit mesa duket është me pushime , por shpresojmë që pas këtij alarmi sos të lëshuar nga qytetarët të reagoj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version