Irakli Svanidze shtetas gjeorgjian administratori i emëruar i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që përfaqëson “Gulf Albania” ka dhënë dorëheqjen në rrethana misterioze nga administrimi i kompanisë.Ai ka qene emëruar në këtë detyrë që prej datës 14.12.2016.

Në shkresë e siguruar nga sosnews Svanidze ju ka drejtuar ortakëve të shoqërisë letrën e dorëheqjes.E më konkretisht letrën ai ja dërgon David Okrotsovidze pronar i kompanisë “Universal Energy Group”
.
Në këtë shkresë ai njofton se për arsye personale ka dhënë dorëheqjen dhe i lutet ortakëve që të ndërrmarrin masat për të zgjedhur administratorin e ri duke mbledhur Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve.

Që prej ditës së djeshme (e mërkurë) të gjitha pikat e karburanteve të “Gulf” janë mbyllur duke iu vënë shiriti ndërsa dhejtra qytetarë të cilët kishin parablerë tollona ose kishin parapaguar për kartat e kilentit “Gulf club”.

E vetmja rrugë që juristët sugjerojnë për qytetarët e mashtruar është ajo nëpërmjet kallëzimit në prokurori ose në polici. sipas të dhënave mësohet se janë mbi 100 000 tollona të parablerë nga qytetarët dhe për të cilat ata nuk kanë marrë karburant mbrapsht. Askush nuk ju jep orjentim nga kompania për tiu kthyer paratë. / sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version