Dietologia Blerina Bombaj ka denoncuar ne profilin e saj ne facebook, vjedhjen qe ky person qe shihni ne video ka kryer ne dyqanin e saj.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme, ndersa e demtuara eshte punonjese e dyqanit.
Blerina Bombaj: Vjedhje ne mes te dites, ne mes te njerezve!Ky “zoteri” ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga canta e punojeses se zyres portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithcka eshte filmuar ne kamera dhe eshte denoncuar ne policiDhe pasi vodhi portofolin e Valmires, zbriti shkallet dhe u pershendet me te plot miresjellje! Ju lutem shperndajeni

Policia arrestoi si autor të dyshuar të vjedhjes DURIM SEMA, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se Sema është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në kryeqytet.
Durim Sema në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedhë N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky ai është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :
1. Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh.2. Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh.3. Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi :– portofol, – syze dielli dhe optike, një sasi lekësh, orë dore, aparat celular.