Policia rrugore po përfundon procedurat për blerjen e disa aparaturave të teknologjisë së fundit të cilat në pak minuta mund të kontsatojnë me precizion të lartë nëse një drejtues mjeti është nën efektin e narkotikëve.
Sosnews.al ka siguruar materialin përfundimtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore ku përshkruhet sesi realizohet një test i tillë.
Aparatura është e ngjashme me dragerin për testin e alkoolit që policia kryen thuajse çdo fundjavë në terren por është më i veçantë.
Drageri për drogën arrin të identifikojë deri në 8 lloje substancash të palejuara.

8 Substancat qe arrin të kap Drageri janë: AMP- D-Amfetamine, MET D-Methamfetaminë, COC Kokainë,OPI -Morfinë THC 9-tetrahidrokanabinol, BZO Diazepam, MTD – Methadone
Testi për drogën parashikohet edhe në kodin rrugor dhe sanksionet janë të rënda. Gjobë deri në 50 mijë lekë, heqje e patentës për 1 vit dhe arrest në flagrancë në varësi të dozës ose pasojave.Nga analizat e policisë rezulton se në disa aksidente të rënda me pasoja për jetën, disa shoferë kanë qenë nën efektin e hashashit ose kokainës.
Gjithçka do të jetë në një pajisje: Analizuesi, Tastiera, Printeri i lëvizshëm, Kiti i testit, dhe furnizuesi me energji elektrike, kite të shpejta dhe higjenike në përdorim.
Aparatura ruan deri në 500 rezultate individuale ndërsa menaxhimi i të dhënave lidhet me kompjuterin dhe printerin. Shumë i thjeshtë në përdorim vetëm me 3 butona./sosnews.al