Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi” pranë  zonës së “Oxhakut”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë  dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi Olsi Çika, 26 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi  Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Olsi 26 vjeç

Shtetasi i dëmtuar Olsi Çika ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version