Vetëvarja e një 17 vjeçareje në një fshat të thellë të Kukësit kaloi pa shumë vëmendje.
Sosnews mëson se organi i akuzës ka nisur një hetim për ngjarjen pasi dyshohet se adoleshentja është shtyrë drejt aktit tragjik.
I kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 29 gusht dhe deri mesditën e së martës askush nuk dinte se ku ndodhej.

Shumë hipoteza ishin hedhur dhe shumë dyshime si nga familja dhe policia. Fillimisht u dyshua se vajza të kishte ikur me një djalë tjetër por një gjë e tillë ra poshtë menjeherë pasi në pikat kufitare nuk rezultoi asnjë hyrje dalje e saj dhe gjithashtu dokumentat identifikues i kishte lënë në banesë.
Telefoni rezultonte i fikur. Pista e fundit u konfirmua kur policia në një zonë të thepisur dhe me pyll të dendur arriti ta gjente të varur me litar në pemë.
Aurela vajza e 4 e Bashkimit dhe Violetës ditët e fundit para largimit kishte shfaqur shenja mërzie , policia dyshon se ndaj saj është përdor dhunë e fortë psikologjike nga të afërmit ose nga i fejuari me të cilin ishte në një lidhje të zyrtarizuar që prej vitit 2016.
Do jetë ekspertiza e telefonit të saj të gjendur në vendgjarje dhe zbardhja e mesazheve të shkëmbyerqë do hedhin më shumë dritë rreth kësaj tragjedie. /sosnews.al