Arbëri 32 vjeç lindur e rritur në zonën e Kombinatit prej disa kohësh ishte shkëputur nga përdorimi i heroinës të cilën e kishte pirë rregullisht për 10 vjet rrjesht.

Ishte përpjekur ti kthehej jetës normale. Madje kishte ndërtuar familje dhe ishte bërë baba dy herë, kishte gjetur dhe një punë që të mbante familjen.

Atëherë kur nuk pritej Arbëri i ishte kthyer sërish papritur dhe pa e kuptuar askush lëndës narkotike. Me intensitet të lartë dhe të pakontrolluar. Të premten u gjet i vdekur në një shtëpi të braktisur ku mblidhen çdo natë përdorues të hashashit, heroinës dhe kokainës.

Arbëri  kishte pësuar arrest kardiak sipasojë e overdozës së heroinës. pranë trupit të tij dëshmitarët rrëfejnë se policia gjeti  disa shiringa dhe ishte i shpuar disa herë në trup.

Sosnews sjell foton e Arbërit 32 vjeçari fëmija e një familje të nderuar nga Skrapari që nuk ia doli  të fitonte betejën me lëndën vrastare Heroinën.

Të dhënat nga qendrat spitalore janë alarmante për një tendencë në rritje të numrit të personave që humbin jetën sipasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. /sosnews.al

 

 

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version