Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Alija me origjinë nga Kukësi dhe banim në Shkozë.

Selman Alija 28 vjeç ka vrarë me çekiç babain e tij Fejzi Alija 74 vjeç në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave mësohet se Fejzi Alija ishte ndarë nga nëna e fëmijëve të tij prej më shumë se 10 vitesh. Selmani ishte fëmija i katërt nga pesë fëmijë që kishte 74 vjeçari.

Autori: Selman Alija me makine te liqeni i Farkes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, të së shtunës në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta.
Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin Fejzi Alija, 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij n Fejzi Alija në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version