Ramadan Koboçi 49 vjeç babai i 5 fëmijëve , dhe Mustaf Hoda 45 vjeç babai i 2 fëmijëve, të dy banues në fshatin Nimçë kanë humbur jetën pas një aksidenti fatal në fshatin e tyre të lindjes.
Sosnews publikon foton e Mustaf Hodës me profesion mësues i cili ka qenë dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” që sipas policisë ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.
I plagosur lehtë ka mbetur djali i 49 vjeçarit N.Koboçi ndërsa kushëriri i Mustafës Xh.Hoda ndodhet aktualisht i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e traumës
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës.
Fshati Nimçë ndodhet 22 km larg qytetit të Kukësit dhe rruga është në gjendje të mjerueshme.
Ky është aksidenti i dy pas tragjedisë së ndodhur në Torovicë të Lezhës , ku masivi shkëmbor prej rreth 30 tonë, përplasi automjetin me të cilin udhëtonin tre pjestarë të së njëjtës familje /sosnews
