Policia ka shpallur në kërkim dy të rinj 23 dhe 22 vjeç si autorë të dyshuar të plagosjes me pistolete tek ish “Parku autobuzave” të efektiviti të policisë.

Autori kryesor i shpallur në kërkim sipas policisë është Daniel Manushi 23 vjeç i cili gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur aty.

Dëshimtarët thonë se i riu nihet në zonë si pjese e grupit të “Gangstave” të cilët bëjnë një jetë të lëvizhme dhe pa rregulla.

Në profilin e tij në facebook vërehen vetem postime me grupin e tij prej 5 vetash si dhe foto me armë të llojeve të ndryshme si dhe foto me kapuça në kokë.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i sherrit me policin por drejtori i qarkut tiranë Ard Veliu tha se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e 33 vjeçarit Ermal Bregu si efektiv i komisariatit numër 1./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version