Lehtësimi penal ndaj vrasësit të 4 punonjësve të policisë Dritan Dajti , po vijon të pritet me irritim dhe reagim nga juristë, gazetarë , anëtarë të shoqërisë civile dhe policë. Reporteri i çështjeve të drejtësisë në Vizion Plus Eni Ferhati ka reaguar duke e cilësuar si vrasje të shpresës për drejtësi atë që 5-shja e Gjqytarëve të Apelit të Krimeve të Rënda vendosi ndaj Dritan Dajtit. Ky i fundit me 7 gusht të vitit 2009 ekzekutoi me armë 4 policisët e forcës së posaçme teksa tentonin ta kapnin

Gjyqtarët që “vrasin” shpresën Kjo pikturë është bërë nga një prej djemve të 4 efektivëve të vrarë në krye të detyrës. F….. sot është rritur. Babai e la shumë të vogël, me pak kujtime por ai eci përpara. Një të premte të zezë ca “monstra” në emër të ligjit i hapën një plagë të madhe. Ja vranë për së dyti babain. Rroftë kodi i procedurës penale dhe përshtatja e legjislacionit me standartet dhe direktivat e BE. Në një vend normal e gjithë policia do bojkotonte detyrën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version