Gjendja e rënduar në vend ka bërë që pas Forcave të Armatosura dhe njësitë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të jenë në gadishmëri të plotë duke ndihmuar banorët nga përmbytjet.

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Një 53 vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë. Aktualisht 53 vjeçarja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së.
Një tjetër mission shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.//sosnews.al