Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në aksin më problematikë në Kamëz.

Nga policia njoftohemi se në në rrugën “Donald J. Trump” një makinë tip “Opel” ka aksidentuar dy nxënës shkolle respektvisht 15 dhe 11 vjeç që po kalonin rrugën.
Dy të miturit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore nga banorët e zonës, ndërsa drejtuesi i “Opelit” është larguar bashkë me mjetin.
Burime nga policia qartësojnë se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Vazhdimisht është ngritur shqetësimi i cili ka rënë në vesh të shurdhër se aksi rrugor “Donald Tramp” në Kamëz është një njollë e zezë për sa i përket aksidenteve rrugore.
Enti pronar i rrugës është kujdesur vetëm për rehabilitimin e me aspalt dhe trotuare ndërsa përsa i përket elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës përkatëse kjo rrugë lë shumë për të dëshiruar.

Kujtojmë se në të njëjtën rrugë me datën 17 Shtator një 15 vjeçar humbi jeten 15 vjeçari Klevis Cuku ndërsa mbetën të plagosur dhe 3 shokët e tij.

Gjatë Shtatorit kanë ndodhuë në të njëjtën rrugë dhe 3 aksidente të tjera me 4 të plagosur./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version