Shpesh herë nisur nga denoncimet në polici jemi mësuar të raportojmë për sherret në familje mes burrit dhe gruas, apo nuses me vjehrrën, por kësaj rradhe në konfliktin në Kamëz janë përfshirë dy motra.

Një sherr verbal i nisur disa ditë më parë në familjen M. në Kamëz mes motrave R.M dhe A.M përkatësisht 24 dhe 16 vjeçe ka përfunduar me plagosje mesditën e së dielës.

Duke përfituar nga mungesa e prindërve në banesë 2 motrat janë konfliktuar fizikisht me njëra- tjetrën dhe më pas duke u qëlluar me sende shtëpiake.

Nisur nga fakti që fizikisht motra e madhe ishte më e forte, adoleshentja A.M ka marrë një mjet të fortë në dhomën e gjumit dhe e ka goditur duke i shkaktuar plagë.

24 vjeçarja është transportuar më pas drejt spitalit të traumës ndërsa motrën agresore është shoqëruar në polici për disa orë ku i janë referuar materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale të dhunës në familje.

Motivet e konfliktit ende nuk janë zbuluar./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version