Ministri Niko Peleshi ka shkuar të shohë nga afër situatën te ura e Mifolit mbi lumin Vjosë.

Gjendja paraqitet kritike  në lumin Vjosë. Ndërkohë rreshjet do të vazhdojnë dhe intesiteti pritet të rritet gjithashtu dhe niveli do të ngrihet.

“Mendohet që të mbahet në nivelin kritik  dhe të mos e kalojë atë por duhet ta them për të gjithë banorët e zonës të fshatit apo qyteteve përreth që jemi pranë kufijve të vitit 2015, pra parashikohet një situatë që mund të jetë shumë kritike dhe duhet shmangur katastrofa. Per kete arsye vleresoj momentin për tu bërë thirrje të gjithë banorëve në zonat pranë brigjeve të lumenjve, të perrenjve pranë derdhjes në det të evakuhohen, të largojnë bagëtitë. Një proces që tani ka filluar.”-u shpreh ministri Peleshi

Shtabi i emergjencave pranë prefektures së Fierit me bashkinë e qytetit dhe gjithë forcat e tjera kanë bërë paralajmerimet e tyre. Ka filluar evakuimi dhe largimi i bagetive në Darzeze. Po punohet të mbahet në kontroll dhe intensitet te plotë hidrovoret  e zonës.Energjia elektrike është  e pandërpreprë pasi po punohet me furnizim të linjave dyshe.

Sipas minitrtit gjëndja është e jashtëzakonshme megjithëse po punohet me kapacitet të plotë.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version