Helidon Bendo,zv/drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror raportoi me dyer të mbyllura në komisionin parlamentar të Sigurisë për Punen e Institucionit.

Mësohet se deputetët e kanë pyetur kreun aktual të SHISH për ndikimin Rus dhe dyshime për financime Ruse por për shakak të informacioneve që duhet të mbeten sekret,raporti është mbajtur larg publikut.

Shërbimi Informativ Shtetëror dismponon informancione se Shërbimet Inteligjente Ruse kanë tendenca për të influencuar në nivele të ulta të administratës në Shqipëri.Deri në cilin nivel dhe kë pjesë të administratës,nuk është bërë ende e qartë.

Këtë informacion Helidon Bando ia paraqiti deputetëve të komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë raportit mbi punën e shërbimit sekret gjatë vitit 2017.

Gjatë deklaratës së tij Bendo, lë të kuptosh se shërbimet ruse kanë tentuar të rekrutojnë pjestarë të administratës shtetërore.

Raporti vjen në një moment kur Ministria e Jashtme Shqiptare lajmëroi ambasadën Ruse në Tiranë se dy zyrtarë të lartë të saj,atasheu ushtarak dhe sekretari i parë i ambasadës duhet të largohen si persona “non grada”.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version