Prej shumë kohësh është kthyer në një shqetësim  rënia preh ndaj mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm shqiptarë nga hakera nga Afrika Perëndimore.

Më konkretisht bëhet fjalë për hakera  nigerian që po zhvasin biznesmenët që kanë aktivitet  të  Import, eksport  të tregëtisë të  materialeve të ndryshme me vendet e botës.

Hakerat nigerian vetëm gjatë dy maujve të fundit iu shkaktuar një dëm prej 300 mijë dollarësh 5 biznesmeëve me aktivitet kryesisht në Tiranë, Krujë dhe Durrës ndërsa një biznesmen i gjashtë i ka shpëtuar mashtrimit pasi djali i tij ka kuptuar se bëhej fjalë për një adresë fallco.

Realizmi i mashtrimit kryhet nëpërmjet evidentimit të klientëvë të huaj të biznesmenëve shqiptarë dhe më pas dërgimi i një emaili me të dhëna të ngjashme kur ata evidentojnë se do duhet të nisen të dhënat finale për transaksion financiar.

Ata i orjentojnë transferimin e parave tek llogaritë e tyre të fshehta dhe jo tek klientët apo bashkëpunëtorët e huaj të bizneseve shqiptare.

Hakerat nigerianë dhe kriminelët kibernetikë u akuzuan 1 vit më parë për krijimin e një vjedhjeje të madhe të informacionit dhe parave, shifra që kapin miliarda dollarë në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve, nigerianët janë në gjendje të kryejnë vjedhje informacionesh duke i dërguar e-maile organizatave tregtare dhe ndërmarrjeve industriale. FBI vlerëson se këto sulme i kanë kushtuar kompanive mbi 3 miliardë dollarë. Numri i subjekteve të prekura tejkalon 22,143. Gjigandi Kaspersky Labs, një kompani e sigurisë në internet tha se ka gjetur mbi 500 kompani që janë nën sulm në të paktën 50 vende. E-mailet e marra nga viktimat dukeshin autentike të mjaftueshme për të mashtruar njerëzit./sosnews.al

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version