Zakonisht jemi mësuar që përpara kryeministrisë të shohim në protestë dhjetra , qindra apo mijëra protestues.
Por mëngjesin e kësaj të hëne, me një leje të dhënë nga policia e tiranës , Përpara kryeministrisë në shi është paraqitur për të protestuar i vetëm Fiqir Xibri kreu i Sindikatës së Minatorëve 91 i cili sipas asaj që mësoj sosnews.al pas kontaktit me këtë të fundit është se ai ka dalë për të protestuar për mos dhënien e statusit të minatorit nga qeveria.
Po pyetja që shtrohet me të drejtë është: kur Fiqiri Xibri mbron të drejtat e minatorëve përse ai ka mbetur i vetëm në protestën para kryeministrisë?
Përgjigjia vjen Konfederata e Sindikatave Shqiptare e cila deklaron se “Fiqiri Xibri, kryetar i një sindikate fantazëm që nuk ka asnjë anëtar u vendos gjobë minatorëve të Shqipërisë, teksa u kërkon atyre të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë prej 10 mijë lekësh për të përfituar statusin e minatorit”.
“Miratimi I statusit të minatorit është drejt finalizimit falë këmbënguljes dhe punës ndër vite të Konfederatës së Sindikatave dhe BSPSH dhe çdo përpjekje për të përfituar në kurriz të kësaj kategorie fisnike duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë dhe Konfederata e Sindikatave do tu drejtohet policisë dhe prokurorisë për të denoncuar këtë abuzim” – vijon më tej Konfederata
Si të mos mjaftonte kjo , Xibri edhe pse në pension ka marrë një post në administratën publike duke u emëruar në detyrën e Administratorit të Dosjeve të Pensioneve në arkivën e ISSH, duke i shantazhuar minatorët se në rast se nuk paguajnë, nuk mund tiu jepet dosja e tyre e plotë e punës.
Të irrituar pas zbulimit e këtyre skandaleve, një minator i tha sosneës.al se “minatorët kanë vendosur ta braktisin Fiqiri Xibrin në “protesta” pasi ato nuk kanë qëllim mbrojtjen e të drejtave tona, por zhvatjen dhe përfitimin personal./sosnews.al

