39 vjeçari Roland Shembitrasi u ekzekutua me tre plumba në një lokal të Athinës në orët e para të mëngjesi të së dielës.

Ndërkohë i plagosur mbeti dhe shoku i tij Gjergji Kapaj që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas grekë klientë të lokalit.

Shembitrasi me origjinë nga Pogradeci ishte një personazh i njohur i “jetës së natës” në Athinë dhe sipas autoriteve greke me shumë potencë në kontrollin e trafikut të kokainës.

Pronar i tre lokaleve të natës “Roni” kishte patur probleme dhe më herët me disa shtetas të tjerë shqiptar për sa i përket shitjes së kokainës në lagjen “Glyfada” të Athinës.

“Tenxherja”
Roland Shëmbitrasi njihej dhe me nofkën “tenxherja”. Ai është bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës. Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë. Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.
Ai ka marrë nofkën “tenxherja” për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës. Në fund, ai nxirrte një produkt të pastër për klientët e tij. Për këtë arsye, Roland Shëmbitrasi ishte edhe trafikanti më i shtrenjtë në Athinë, pasi 1 gram kokainë e shiste për 100 Euro.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, dy autorët u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij. Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?
39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!

Në këtë moment, dy atentatorët nxorrën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin duke e lënë të vdekur. Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.
Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version