Policët Bashkiake që kanë mision të punës së përditshme për të parandaluar ndotjen e ambjentit hedhjet e mbeturinave të ndryshme, të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve të kujdeset për qetësinë publike, kësaj rradhe në kryeqytet janë kujdesur që të zihen me njëri -tjetrin, duke dhuruar një show të shëmtuar dhe duke përdhosur uniformën shtetërore.

Sipas të dhënave nga Komisariati 6, punonjësit e policisë Bashkiake S.A dhe E.D përkatësisht 54 vjeç dhe 43 vjeç me uniformë kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit me grushta dhe sende të forta.

Shkak është bërë fakti që polici bashkaik E.D ka vendosur disa hekura në bashkëpunim me punonjësit e gjelbërimit, për të cilat polici tjetër bashkiak S.A nuk ishte dakord dhe i ka penguar. Ky i fundit pretendon se E.D e ka goditur me grusht.
/sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version