Sikur të mos mjaftonte paniku dhe ankthi që shtëpitë e tyre do prishen banorët që dolën në protestë para “Urës së Shkozës” do të përballen dhe me drejtësinë.

Policia raportohet se ka referuar në prokurori materialet për 10 persona mes tyre dhe ndaj një të mituri 14 vjeç.

Ata akuzohen nga Policia për 3 veprat penale të poshtë shënuara dhe rrezikojnë deri në 3 muaj burgim.

Nenet e Kodit Penal për të cilat akuzohen banorët:

Neni 262/2 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshmePjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj

Neni 293 Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 242 Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të.policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Pavarësisht premtimeve të dhëna nga deputetë të parlamentit apo përfaqësues të qeverisë vendore për dëmshpërblim për banesat të cilat preken nga projekti i rehabilitimit të lumit Lana dhe ndërtimit të një bypassi , banorët ende nuk kanë një zgjidhje dhe rrezikojnë seriozisht të mbeten në “qiell të hapur” .

/sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version