Pa kaluar një ditë nga vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish bashkëshorti Fadil Kasëmi , në policinë e shtetit në të gjithë vendin janë raportuar 16 denoncime të dhunës në familje.
Qytet më të prekura brenda 24 orëve rezultojnë Vlora, Elbasani, Kavaja, Shijaku, Berati dhe Lushnja
Rastet më të zakonshme janë ato të dhunës së bashkortit apo ish bashkëshorti ndaj gruas , ndërsa nuk mungojnë dhe raste e dhunës së gruas ndaj burrit apo djalit ndaj babait dhe motrës.
Në total janë arrestuar 4 persona ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë.
Më poshtë keni të listuar të gjitha rastet e denoncuara në komisariate dhe drejtori vendore nga persoant e dëmtuar dhe masat konkrete të ndërrmarra nga ana e policisë ndaj autorëve si dhe ndiha që ju është dhën viktimave.

1.Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vlorë, Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje si edhe kapet e ndalohet kunati i tij i përfshirë në konflikt, për veprën penale Plagosje e rëndë me dashje !
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.S, 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 29.08.2017, në lagjen ”24 Maji”, në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases M.S.
Gjithashtu nga hetimi i policisë ka rezultuar se gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe shtetasi D.B (i vëllai i shtetases M.S.), duke e goditur kunatin e tij me mjete të ftohta prehëse (sëpatë), i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi D.B ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuara nga nenet 130/a dhe 88 të Kodit Penal.
2.Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan, Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.T, 48 vjeç banues në fshatin Çikallesh
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 vjeçe. Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.
3.Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.08.2017, rreth orës 11:00, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S, vjeç 37, banues në Babrru, pasi dyshohet se më datë 30.08.2017, rreth orës 15:30, në Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.S, vjeç 32 Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
4.Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.K, vjeç 66 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, i vëllai, R.K, vjeç 56 pa arsim, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
5.Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 29.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin J.P, vjeç 68 banues në Kavajë, pasi dyshohet se në banesë, djali, F.P, vjeç 37 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
6.Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.A, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja E.A vjeç 30 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
7.Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.J vjeç 29, pasi dyshohet sebashkëshorti, shtetasi I.J, vjeç31, ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
8.Komisariati i Policisë Shijak Më datë 31.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet per kapjen e shtetasit I.A vjeç 37 banues, pasi dyshohet serreth orës 18:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ka kërcënuar, bashkëshorten, shtetasen R.A, vjeç 34 Neni 130/a i Kodit Penal.
9.Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.D, vjeç 39 banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, A.B vjeç 39 banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
10.Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.D, vjeç 41, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti S.D vjeç 45 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
11. Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 31.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.C, vjeç 37,pasi dyshohet se bashkëshorti, B.Ç, vjeç 43 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
12. Komisariati i Policisë Berat Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.B, vjeç 41, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, M.B, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.
13.Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.H, vjeç 37, pasi dyshohet se rreth orës 07:40, në banesë, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj motrës, shtetases D.M, vjeç 55 .Neni 130/a i Kodit Penal.
14.Komisariati i Policisë Lushnjë Më datë 01.09.2017, rreth orës 01:30, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Gj, vjeç 32, banues në Lushnje, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 21:30, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vëllezërve, K.Gj dhe A.Gj, vjeç 28 dhe 40, si dhe ka tentuar të godasë me grushte nënën, M.Gj vjeç 69. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
15.Komisariati i Policisë Vlorë Më datë 31.08.2017, rreth orës 21:00, u arrestua shtetasi S.D, vjeç 45 banues në Vlorë pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten, shtetasen A.D vjeç 41. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
16. Më datë 01.08.2017.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.D vjeç 32 banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi L.D, vjeç 42 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 15.02.1975, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version