Situata aktuale në Portin e Durrësit është në kontroll.Në dispozicion dhe gatishmeri të plotë janë vënë të gjitha mjetete nevojshme sikurse 2 zjarrfikse, ambulancen, mjetet e renda operacionale etj.
Në gatishmëri janë të te gjitha forcat e sigurisë Portuale, dispecerisë si edhe të administratës.
Në infrastrukturë nuk ka probleme falë masave të marra në kohë për funksionimin e kanaleve shkarkuese të ujrave “të bardha” nga sheshet dhe kalatat.
Si pasojë e shpejtësisë së erës mbi 15 m/sek është bërë i mundur ndalimi punimeve dhe sigurimi në mënyrë të veçantë e vincave portuale ne kalata.
Janë marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në menyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjencës) së portit, me gjithë luhatjet e mëdha të energjisë nuk ka patur asnje problem me ndricimin, kamerat e sigurisë portuale apo edhe të gjithë sistemit IT.
Porti i Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprerë transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhetareve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.
Ndërsa në portin e Vlores, një pjesë e portit është përmbytur duke qënë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.//sosnews.al
