Prej disa kohësh efektivët dhe specialistët e zonave të policisë u është caktuar një detyrë taksative që të raportojnë 5 emra qytetarësh për të cilët duhet të japin informacion të detajuar apo dhe lidhje të mundshme të dyshuara si kriminale të tyre.
Detyra më e re për efektivët po aplikohet në policinë e Tiranës por dhe në të gjitha drejtoritë vendore të qarqeve ndërsa burimet thonë se diçka e tillë është e pazakontë.
Në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Kriminal një specialisti zonal të policisë në formularët SK_1, per te dhenat e Personit dhe formularët SK_2 për Informacionin Policor i duhet të raportojë çdo ditë 5 emra dhe informacion të detajuar për këta persona.
Praktika është e ngjashme me spiunazhin komunist ku cdo formularë duhet të plotësohet me informacion të detajuar për zonën që mbulon ku pasi paraqitet para eprorit dhe jep info të detajuar ditore për çdo marrëdhënie që qytetarët kanë, miqësitë e tyre, kafenetë që frekuentojnë e shumë të dhëna të tjera.
Burimet thonë se është e detyrueshme që efektivët të japin informacion ditor për 5 emra njëri prej të cilëve mund të jeni dhe ju. Më pas këto të dhëna hidhen në sistemin elektronik të Menaxhimit të Informacionit Kriminal “Memex”,
Policëve u kërkohet që gjatë plotësimit të këtyre formularëve, duhet bërë kujdes, që nëpërmjet fakteve dhe rrethanave, që do të përshkruhen, lexuesi apo përdoruesi të mos arrijë të identifikojë burimin e informacionit.
Prej kohësh organizmat ndërkombëtarë kritikojnë policinë e shtetit për informacionin e pakët dhe jo cilësor. Në vendet europiane agjensitë ligjzbatuese edhe ato të policisë funksionojnë me informatorë të cilët janë të përgatitur për marrjen e informacionit të nevojshëm kriminal dhe jo për çdo qytetar të zonës a lagjes ku jetojnë.
Në Shqipëri diçka e tillë veç përditshmërisë për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike efektivëve u kërkohet me detyrim raportimi I përditshëm dhe i detajuar për 5 emra qytetarësh të zonës që mbulojnë.
copyright sosnews.al
