Një shtëpi e braktisur në zonën e kombinatit në kryeqytet është kthyer prej kohësh në një vatër të rrezikshme ku mblidhen çdo natë përdorues të lëndëve psikotrope.

Por mbrëmjen e së Dielës një 32 vjeçar përdorues prej shumë vitesh i heroinës gjeti vdekjen brenda ndërtesës në katin e dytë.

Policia informoi se A.T ishte përdorues prej shumë vitesh i heroinës ndërsa pranë trupit të tij u gjetën 4 shiringa me age të freskëta.

Sipas raportit paraprak të institutit të mjekësisë ligjore rezulton se vdekja i është shkaktuar nga overdozae lëndës narkotike.

Të dhënat nga qendrat spitalore janë alarmante për një tendencë në rritje të numrit të personave që humbin jetën sipasojë e konsumimit të lëndëve narkotike./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version