Këto janë pamjet e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë pranë fshatit Krahësi ku dyshohet se u përfshi edhe Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika.

Në pamje duket makina BMW X1 me ngjyrë të bardhë me targa AA 572 BF. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Krahës, në dalje të Gjirokastrës, ku mbeti i lënduar 59- vjeçari Axhem Mërtiri.

Nga pamjet shihet se pasi ka shkaktuar aksidentin, makina nuk ka ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë të lënduarit por ka vazhduar rrugën. Rreth 550 metra më tutje automjeti kthehet sërish ku nga pamjet dallohet se nuk ka një pasqyrë.

Policia e Tepelenës mbërriti 45 minuta më vonë në vendngjarje dhe sipas dëshmive sekuestroi pasqyrën e dëmtuar.

Fill pas publikimit të rastit policia e shtetit tha se Drejtori i Policisë Gjirokastër për të provuar mos përfshirjen në këtë ngjarje ka kërkuar që automjeti të cilin ka në përdorim t’i nënshtrohet aktit të ekspertimit nga grupi hetimor të kryesuar nga Prokurori.
/SOSNEWS

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version