Policia e shtetit ka referuar në prokurori 34 raste të zjarrvënies së qëllimshme ndërsa nga data 1 korrik e deri me sot janë arrestuar 35 persona dhe 4 janë shpallur në kërkim.
Në një kohë që situata po shkon drejt normalizimit kjo dhe për shkak të reshjeve policia thotë se rastet e zjarrvënies së qëllimshme kanë qenë ato më të rrezikshmet ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 3545 punonjës policie në mbështetje të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.

Një ndihmë e veçantë pas kërkesës së prefektëve në qarqe është dhënë dhe nga efektivët e forcave speciale ku në të gjithë vendin janë angazhuar 80 trupa.Shkaku kryesore të zjarrvënies së qëllimshme sipas policisë kanë qenë ripërtëritja e kullotave.
Efektivët morën masa edhe për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave ishin te larta. Një prej tyre ishte dhe magazina në Vorë e cila mbante fishekzjarre ndërsa në total janë perfshire ne planin e masave 4 objekte të tilla në Tiranë dhe Elbasan.
/sosnews