Zjarri i rënë disa ditë më parë në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Skuraj, Kurbin vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar flakët por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të malor nuk kanë arritur ta izolojnë. Ditën e sotme helikopteri dhe disa forca ushtarake po punojnë të shuajnë zjarrin.

Në fshatin Orosh, Mirditë ka rënë zjarr në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura. Zjarri ka rënë në terren të thyer duke mos përbërë asnjë problem për banesat dhe zonën pyjore të fshatit. Sot në mëngjes kanë filluar reshjet e shiut dhe kanë shuar vatrat e zjarrit duke normalizuar situatën.

QARKU FIER
Në pyllin me pisha të larta në fshatin Kreshpan, Fier ka rënë zjarr. Zjarri ka marrë përmasa për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur vendosja nën kontroll e zjarrit.

QARKU DIBËR
Në fshatin Sllovë, Dibër ka rënë zjarr. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat vullnetare. Zona është mbajtur në monitorim gjatë natës, por nuk ka pasur vatra të fshehura. Zjarri ka përshkuar rreth 10 ha me pyll pishe të zezë dhe ah.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Poroçan, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Për shkak të terrenit tepër të thyer ndërhyrja ka qenë e pamundur.
Forcat e pyjores, të njësisë administrative Labinot-Mal, të bashkisë Elbasan si dhe 30 forca të ushtrisë, kanë punuar gjatë gjithë ditës me mjete rrethanore për të izoluar vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në fshatin Benë. Këto forca po punojnë për të bllokuar vatrat e zjarrit që kanë rënë në pyllin e zonës së Orenjës, Librazhd.

QARKU VLORË
Në kodrat e qytetit të Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset me shërbimin pyjor kanë mundur të shuajnë flakët pas disa orësh punë. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një zonë me shkurre.

QARKU KORÇË
Në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” Korçë ka rënë zjarr. Me gjithë përpjekjet e bëra nga forcat operacionale nuk është bërë e mundur izolimi i vatrave të zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Për shkak të situatës së vështirë në ndihmë kanë shkuar edhe forcat ushtarake që kanë punuar për shuar flakët.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version