Të udhëtosh në autostadat e shqipërisë, rreziku nuk të vjen vetëm nga mungesa e elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës, por edhe nga shoferët e papërgjejshëm.

Sos news sjell pamjet të një aksidenti mesditën e 20 gushtit pranë Vorës ku fatmirësisht përplasja e 3 mjeteve përfundoi pa viktima.
Sicc duket nga pamjet e regjistruara nga një kamera e instaluar në një automjet tjetër, aksidenti shkaktohet nga parakalimi i gabuar i drejtuesit të makinës “Mini Cooper”.

Ky i fundit godet mjetin tip “BMW” që ndodhet në korsinë e mesit dhe humb kontrollin duke goditur edhe mjetin tjetër tip “Mercedes- Benz” që lëviz në korsinë e shpejtësisë.

Në video dallohet se në një prej automjeteve udhëtonin edhe fëmijë të cilët përvecc trembjes fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Por “akrobacia” e drejtuesit të shoferit i cili nga pamjet dallohet qartësisht nuk mbaron këtu.

Pas aksidentit ai bën sikur ndalon por më pas është larguar nga vendngjarja duke lënë pas dëme që shkojnë më shumë se 10 mijë euro.

Kush arrin ta identifikojë ?

/sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version